PSG fiton kundër Orleans, kalon në çerekfinale pas ndeshjes në Paris
Paris Saint-Germain e ka mundur sonte me rezultat 1-2 skuadrën modeste nga Liga dytë e Frances US Orleans në kuadër të Kupës së Ligës në Francë. PSG-së i duhet edhe një ndeshje në Paris për ta konfirmuar vetën në çerekfinale të kësaj kupe
Ka përfunduar me rezultat 1-2 ndeshja në mes të US Orleans dhe Paris Saint-Germain.
Pjesa e parë ishte më e mirë për PSG të cilët edhe shënuan në minutën e 41 pas një goli me parabollë të Cavani.
Me këtë rezultat përfundon me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë Orleans reagoi dhe barazoi rezultatin në minutën e 69-të, ku golashënues ishte Lopy.
Por, PSG kthen rezultatin pasi që shënon në minutën e 81-të.
I riu Diaby shënon golin e dytë pasi që kalon pothuajse tërë mbrojtjen e Orleans.
Për kalim në çerekfinale, PSG duhet të luajë edhe një ndeshje në Paris që ta konfirmoi atë.
(Kosova Sot)