Vjen oferta e parë zyrtare për Mourinhon, ky është vendi i portugezit

  • 05 January 2019 - 20:58
Vjen oferta e parë zyrtare për Mourinhon, ky është vendi i portugezit

Trajneri portugez Jose Mourinho e ka refuzuar një ofertë nga ish-klubi i tij, Benfica, për t’u emëruar trajner i ri i skuadrës.

Benfica e ka identifikuar Jose Mourinho si njeriun e duhur për ta marrë drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Rui Vitoria, por portugezi ka refuzuar ta pranojë detyrën, sipas gazetarit të beIN Sport dhe CNN, Tancredi Palmeri.

“Mourinho e ka refuzuar ofertën për ta marrë drejtimin e Benficas”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Gjiganti nga Primeria Liga e shkarkoi trajnerin 48-vjeçar të enjten, duke i dhënë fund qëndrimit të tij trevjeçar e gjysmë në klub.

Mourinho u shkarkua nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit në dhjetor dhe atëherë raportohej se Benfica po e mendonte përgatitjen e një oferte për të.

55-vjeçari e nisi karrierën prej trajneri në Benfica dhe e udhëhoqi skuadrën e tij drejt gjashtë fitoreve në 11 ndeshje. Por, Mourinho zgjati vetëm tre muaj në stolin e Benficas, pas një mosmarrëveshjeje në bisedime për kontratën e tij me presidentin e sapo emëruar nga klubi atë botë.

Megjithatë, duket se Mourinho nuk e dëshiron rikthimin në Benfica dhe si pasojë e ka refuzuar ofertën.

 

(Kosova Sot)