Gabbiadini po kryen testet mjekësore te klubi italian - Sport - Kosova Sot
Gabbiadini po kryen testet mjekësore te klubi italian

Gabbiadini po kryen testet mjekësore te klubi italian

Manolo Gabbiadini është duke i kryer testet mjekësore me Sampdorian,dhe pritet të largohet nga Southamptoni.

Mediat italiane raportojnë se italiani pritet të nënshkruajë sot kontratë katërvjeçare me Sampdorian.

Gabbiadini është kërkuar edhe nga Milani, mirëpo ai ka vendosur të kthehet te ish-skuadra e tij.

27-vjeçari në këtë stinor ka realizuar vetëm një gol në Premierligë me Southamptonin në 15 paraqitje në total.

(Kosova Sot)

20 orë e 18 minuta më parë
17/01/19