Dybala në vend të Icardit?

  • 11 January 2019 - 13:36
Dybala në vend të Icardit?

Mosrinovimi i Mauro Icardit po bëhet një makth i vërtetë për Interin.

Për shumë arsye. Ndërkohë, për shkak se argjentinasi është kapiteni i ekipit dhe kjo nuk është një situatë e lehtë për ta menaxhuar, për shkak se këtë javë ka pasur edhe gjoba të rënda për rikthimin me vonesë në trajnim të tij, Icardi ka reaguar në Instagram.

Në fjalët e tij, sulmuesi shkoi aq larg, sa të thoshte: "Rinovimi im do të jetë aty, duke pritur që Interi të dorëzojë një ofertë të saktë dhe konkrete për mua". Këto nuk janë fjalë, që mund t'i bëjnë udhëheqësit zikaltër të lumtur, se propozimin e tyre për lojtarin e kanë bërë tashmë, por është konsideruar i paplotë nga Wanda Nara.

Dhe mbi të gjitha, siç e kemi kuptuar tashmë, në pak javë, që kur Marotta është tek Interi, këto qëndrime nuk do të tolerohen.

Kjo është arsyeja pse, sipas asaj që raportohet nga “Tuttosport”, mund të ketë një skenar të çmendur në horizont. Largimi i Icardit në këtë pikë është një nga opsionet në tavolinë, edhe pse presidenti Zhang tha se ishte optimist në lidhje me gjetjen e marrëveshjes për rinovimin e kapitenit.

(Kosova Sot)