Stinori pranveror hapet me ndeshjen Ponte Prizreni – Prishtina

  • 11 January 2019 - 13:59
Stinori pranveror hapet me ndeshjen Ponte Prizreni – Prishtina

Më 15 janar zhvillohet ndeshja e mbetur e stinorit vjeshtor, ndërsa java e 15-të luhet më 19 janar

Pjesa e dytë e kampionatit të Kosovës në basketboll do të hapet me ndeshjen ndërmjet Ponte Prizrenit dhe KB Prishtinës

Në fakt, kjo ndeshje është e mbetur nga stinori vjeshtor, ndërsa do të zhvillohet në Palestrën e Sporteve “Sezai Surroi” në Prizren duke filluar nga ora 17:00.

Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të angazhimeve që kishin prishtinasit në garat ndërkombëtare.

Ndërsa, xhiroja e 15-të e stinorit pranveror do të nisë më 19 janar pasi ajo u shty për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

(Kosova Sot)