Lajm i mirë për Juventusin

  • 11 January 2019 - 14:01
Lajm i mirë për Juventusin

Juventusi ka marrë një lajm të mirë përpara ndeshjen ndaj Milanit më 16 janar në Superkupën e Italisë, që do të mbahet në Jeddah të Arabisë Saudite.

Bëhet fjalë për kthimin e Joao Cancelos nga lëndimi, i cili nuk ka luajtur që nga 7 dhjetori i vitit të kaluar, pasi bëri operacion gjurin e tij të djathtë

Operacioni është bërë me sukses dhe lojtari kaloi pjesën e fundvitit duke u rikuperuar.

“Ai do të jetë i gatshëm për Superkupën”, tha Allegri përpara ndeshjes mes Bolognan në kuadër të Kupës së Italisë, që do të zhvillohet nesër. 

(Kosova Sot)