Kjo është Skuadra e Vitit 2018 në Ligën e Kampionëve, votuar nga fansat

  • 11 January 2019 - 14:40
Kjo është Skuadra e Vitit 2018 në Ligën e Kampionëve, votuar nga fansat

Faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve e ka zbuluar “Skuadrën e Vitit 2018”.

Pas më shumë se një muaji votim nga fansat, tani 11-shja më e  mirë e vitit është publikuar ku më shumë se 1.8 milionë persona kanë votuar.

Katër lojtarë të Real Madridit kanë zërë vend në formacion, pa e përfshirë Cristiano Ronaldon, i cili nga shtatori i vitit 2018 është pjesë e Juventusit, mirëpo triumfi i tij në Ligën e Kampionëve me Realin ka ndikuar që ai të jetë pjesë e skuadrës më të mirë për vitin 2018.

Në portë është portieri i Barcelonës, Ter Stegen, ndërsa Virgil Van Dijk plotëson vijën e mbrojtjes me Raphael Varane, Sergio Ramos e Marcelon, të tre këta lojtarë të Realit.

Në mesfushë është Luka Modric, fitues i Topit të Artë, Kante nga Chelsea dhe Eden Hazard, kurse në sulm është treshja Kylian Mbappe, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

(Kosova Sot)