"Sikur qeni im në park": Përgjigja e çuditshme e Pochettinos për ardhmen e Eriksenit

  • 11 January 2019 - 23:19

Mauricio Pochettino ka ofruar një analogji të çuditshme me qenin e tij, kur është pyetur për të ardhmen e Christian Eriksenit në Tottenham.

Pochettino e theksoi të premten rëndësinë për të mos i bërë presion Christian Eriksenit në përpjekje për ta bindur të nënshkruajë kontratë të re me Totenhamin, duke e lidhur situatën e mesfushorit me lejimin e qenit të vrapojë i lirë në park.

Përfaqësuesi i Danimarkës, i cili iu bashkua klubit londinez nga Ajaxi në vitin 2013, i ka edhe 18 muaj në kontratën e tij aktuale me Spurs dhe ende nuk arritur marrëveshje për rinovimin e saj. 

Vonesat kanë nxitur spekulimet se ai mund ti bashkohet Barcelonës, por Pochettino nuk duket i shqëtësuar edhe pse ende nuk ka marrëveshje.

"Mbase ai nënshkruan javën e ardhshme apo muajt e ardhshëm, apo ndoshta ai dhe klubi janë duke pasur sfida dhe ëndrra të ndryshme", tha Pochettino.

"Ai është person shumë i veçantë. Duhet t'i japësh liri, si në fushë që s'mund ta fusësh në zonë. Sikur qenin tim, kur të shkosh në park, duhet t'i japësh liri dhe besim", shtoi ai.

(Kosova Sot)