City i gatshëm për t’i qëndruar afër Jesusit, pasi familja e tij është kthyer në Brazil

  • 12 January 2019 - 10:15
City i gatshëm për t’i qëndruar afër Jesusit, pasi familja e tij është kthyer në Brazil

Pep Guardiola ka thënë se Manchester City është gati që ta ndihmoj Gabriel Jesus nëse ai e ka të vështirë tani pa familjen e tij, e cila është kthyer në Brazil.

Të afërmit e Jesus ishin me të në Angli për një periudhë kohore të shkurtët, mirëpo tani ata janë në Barzil pasi iu kanë skaduar vizat.

“Jeta private është jetë private, dhe nëse ata kanë nevojë për diçka ne jemi këtu. Ne jemi këtu për t’iu ndihmuar”, ka thënë Guardiola.

“Por sigurisht, ne nuk mund ta zëvendësojmë nënën dhe kur familja nuk mund të jetë këtu, është e vështirë”.

“Ata duhet të përballen me këtë situatë dhe pa dyshim ai nuk është vetëm, ai ka miq. Ai ka marrëdhënie të shkëlqyera me djelmoshat tjerë brazilianë, si Danilo, Fernandinho dhe shumë e shumë lojtarë të tjerë këtu. Mendoj se nuk do të jetë problem për muajt e ardhshëm”.

“Por ne nuk i dimë jetët private, dhe jetët private mund të ndikojnë shumë në paraqitjet e tyre”.

Jesus erdhi në Manchester City në verën e vitit 2017 nga Palmeiras, dhe në këtë stinor ka 12 gola e 2 asistime në 26 paraqitje në të gjitha garat.

(Kosova Sot)