EKSKLUZIVE: Edon Zhegrova u përgjigjet Barcelonës dhe Milanit

  • 16 January 2019 - 15:24
EKSKLUZIVE: Edon Zhegrova u përgjigjet Barcelonës dhe Milanit

Ylli i Kosovës shpreh kënaqësi për interesimin e Barcelonës dhe Milanit rreth një transferimi të mundshëm të tij.

Edon Zhegrova aktualisht mund të jetë ndër futbollistët më të lumtur në botë.

Derisa mediat e mëdha evropiane po raportojnë se dy gjigantët e kontinentit të vjetër, Milani dhe Barcelona kanë shprehur interesim për mesfushorin ofanziv të Genkut, vetë lojtari shpreh kënaqësi që emri i tij këto ditë po ndërlidhet me klubet e mëdha nga Italia dhe Spanja.

Zhegrova e ka komentuar interesimin e Milanit dhe Barcelonës për shërbimet e tij ekskluzivisht për Gazetën Express. 19-vjeçari tregoi se edhe disa klube tjera të mëdha kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

 “Po ndihem shumë mirë. Normalisht se do të ishte nder për mua të luaj në një klub si Barcelona apo Milani. Por, kam edhe oferta të tjera dhe jemi në bisedime”, ka deklaruar Zhegrova 

Zhegrova nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga klubi i madh belg qysh në afatin kalimtar të janarit. “Nuk dihet, jemi në bisedime”, tha ai.

“Edhe pse nuk kam pasur minuta të mjaftueshme me Genkun, unë kam punuar shumë dhe do të vazhdoj të punoj si gjithmonë. Tash jemi në bisedime për ta zgjedhur opsionin më të mirë për mua”, theksoi futbollisti i transferuar jashtë Kosovës para pak vitesh nga gjiganti kosovar, FC Prishtina

(Kosova Sot)