Lajm i keq për Higuainin përpara ndeshjes së Superkupës ndaj Juventusit

  • 16 January 2019 - 17:09
Lajm i keq për Higuainin përpara ndeshjes së Superkupës ndaj Juventusit

Gonzalo Higuain nuk e ka marrë lajmin më të mirë përpara ndeshjes mes Milanit e Juventusit në Superkupën e Italisë, argjentinasi nuk do ta fillojë ndeshjen nga minuta e parë, pasi do të mbetet në bankën rezervë.

Në vend të tij pritet të startojë Patrick Cutrone, ka raportuar gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.

 

Spekulimet po vazhdojnë se Higuain do të largohet nga Milani, dhe do t’i bashkohet Maurizio Sarrit te Chelsea, ku në të kaluarën ishin bashkë në Napoli.

 

Ndërsa Higuain ka postuar një fotografi në Instagram  përpara ndeshjes, ku ka shkruar: “Forca djelmosha. Bashkë mund t’ia dalim”.

Ndeshja fillon prej orës 18:30 në Jeddah të Arabisë Saudite, ku pastaj njëra prej dy skuadrave do të kthehen me një titull në Itali. 

(Kosova Sot)