Bayerni fillon bisedimet me Hudson-Odoi

  • 16 January 2019 - 18:29
Bayerni fillon bisedimet me Hudson-Odoi

Bayern Munich ka thënë sot se ata janë në “bisedime” me Chelsan për Callum Hudson-Odoi.

Chelsea ka refuzuar katër oferta nga skuadra e Bundesligas, kurse e fundit ishte 35 milionë funte e që është refuzuar po ashtu.

Megjithatë, drejtori sportiv i Bayernin, Hasan Salihamidzic ka folur sot për mediat gjermane dhe ka thënë se është në kontakte me Chelsea për Hudson-Odoi.

“Ne jemi në bisedime me Chelsea”, tha Salihamidzic për Sport Bild.

“Ne dëshirojmë të transferojmë këtë lojtarë. Jemi shumë të bindur për aftësitë e tij të mëdha”.

 

(Kosova Sot)