Brexit mund t’i komplikojë gjërat për Bale-in dhe Viniciusin e Real Madridit

  • 16 January 2019 - 19:19
Brexit mund t’i komplikojë gjërat për Bale-in dhe Viniciusin e Real Madridit

Në rast se nuk do të këtë një marrëveshje, Bale do të zë vendin e tij në skuadrën e Real Madridit si një i huaj por kjo do të thotë vendi i Vinicius në skuadër do të vihej në pikëpyetje

Mungesa e një marrëveshje për Brexit në Britani të madhe mund të ndikojë tek sportistët që punojnë në Spanjë kurse e ardhmja e Gareth Bale varet nga ky ekuilibër. Afati i fundit për marrëveshjen e Brexit me BE është e shtuna e 30 marsit. Pra pas 72 dite.

Një Brexit do të vështirësonte gjendjen civile pasi që më shumë se 800 000 britanik në Spanjë kurse edhe Vinicius do të prekej. Nëse Bale bëhet lojtari i tretë në skuadër që nuk është në BE pas  Casemiros dhe Fede Valverdes, kjo do të thotë se braziliani e humbet vendin e tij. Neni i 230 e shpjegon që një skuadër në Spanjë nuk mund të këtë më shumë se tre lojtarë të huaj në LaLiga dhe kjo është marrëveshja që LaLiga ka bërë me Federatën.

Kupa e Mbretit nuk ka status profesional, megjithatë, në këtë garë Vinicius mund të luaj pasi që nuk aplikohen të njëjtat rregulla në të.

Çelësi i tërë kësaj mund të jetë Casemiro. Braziliani ka startuar për të aplikuar për nënshtetësi spanjolle verën e kaluar por ai ende nuk i ka kompletuar procedurat administrative. Kur ai bëhet zyrtarisht spanjoll, ata mund të regjistrojnë pasi që kombësia e tij e re do të merret në konsideratë menjëherë.

Bale dhe Paddy Roberts i Gironas po ashtu do të preken nga kjo gjë. Sulmuesi i City është në huazim në skuadrën spanjolle dhe tashmë ata kanë tre lojtarë të huaj me Johan Mojica (Colombia), Douglas Luiz (Brazil) dhe Anthony Lozano (Honduras).

Avokati i Juan Ignacio Navas i ka thënë ESPNFC-së se ata janë duke marrë licencën e punës në Spanjë “dhe kjo gjë nuk është e lehtë pasi që shumë njerëz dëshirojnë të jetojnë këtu”.

“Por, ne e kemi një ligh që nëse e blini një shtëpi për gjysmë milionë euro, apo keni një punë ‘speciale, atëherë gjërat bëhen më të lehta”.

RFEF ka thënë se ata nuk mund të komentojnë situata të tilla hipotetike derisa ato të ndodhin, pasi që Brexit nuk ka ndodhur dhe ata nuk kanë ndonjë qëndrim për këtë gjë.

Agjenti i Bale, JOnathan Barett ka thënë se ai “shpreson që të aranzhojë një marrëveshje me ligën nëse Brexit do të kalojë. 

 

(Kosova Sot)