Reagon ylli i Chelseat pas lajmit se është homoseksual

  • 17 January 2019 - 09:25
Reagon ylli i Chelseat pas lajmit se është homoseksual

Mesfushori i Chelseat, Ruben Loftus-Cheek, e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Twitter për ta mohuar lajmin që sugjeronte se ai mund të bëhet futbollisti i parë i Premierligës që e pranon publikisht se është homoseksual.

Dje kishin filluar spekulimet nga mediat angleze që pretendonin se 22-vjeçari tanimë veçse i kishte treguar bashkëlojtarëve të Chelseat për orientimin e tij seksual dhe pritej që ai ta bënte këtë gjë së shpejti edhe publikisht.

Ruben Loftus-Cheek

Megjithatë, në gjë e tillë nuk ndodhi. Mesfushori anglez deklaroi në Twitter se këto spekulime nuk ishin të vërteta, mirëpo shtoi se ai do ta përkrahë dhe do ta respektojë cilindo futbollist që është pjesë e komunitetit LGBT.

“Cilido lojtar që e pranon se është homoseksual do ta ketë mbështetjen dhe respektin tim të plotë. Mirëpo, spekulimet nuk janë të vërteta”, ka shkruar Loftus-Cheek në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.

Ish-futbollisti amerikan, Robbie Rogers, e pranoi se ai është homoseksual vetëm disa javë pasi e përfundoi karrierën me Leeds Unitedin, ndërsa legjenda e Premierligës, Thomas Hitzlsperger, e pranoi vetëm pasi u pensionua.

Një tifoz i Chelseat u ndëshkua me 1 mijë euro në fillim të këtij muaji pasi që kishte bërë thirrje homofobike ndaj tifozëve të Brightonit. Gjithashtu, këtij tifozi iu ndalua t’i përcjellë ndeshjet në stadium për tri vjet.

(Kosova Sot)