Gjashtëvjeçarja e talentuar që i ngjason Ronaldinhos

  • 17 January 2019 - 09:31
Gjashtëvjeçarja e talentuar që i ngjason Ronaldinhos

Gjashtëvjeçarja braziliane që është rritur në Missouri të SHBA-së, Ariana Dos Santos, është njëra nga futbollistet e vogla më të famshme në botë. Në një video të publikuar në rrjete sociale shihet ajo duke e dribluar një djalosh, në mënyrë të ngjashme me Ronaldinhon.

Dos Santos është shumë e dhënë pas futbollit dhe prindërit e saj ia kanë hapur një llogari në Instagram, ku i publikojnë videot e gjashtëvjeçares duke luajtur futboll dhe duke u takuar me futbollistë të famshëm.

Në fund të vitit të kaluar, Ariana e kishte takuar idhullin e saj, Ronaldinhon, dhe kishe filluar të qante sapo e kishte takuar legjendën braziliane të futbollit. Ajo e do Ronaldinhon aq shumë saqë stërvitet vazhdimisht për ta kopjuar teknikën e tij.

Babai i Arianës, David dos Santos, është rritur në Brazil dhe ai u detyrua ta gjente disi numrin e Neymarit pasi që gjashtëvjeçarja dëshironte të bisedonte me yllin e Paris Saint-Germainit, me të cilin kishte arritur të fliste. 

 

(Kosova Sot)