Liverpooli dhe Chelsea në garë për sulmuesin Italian

  • 17 January 2019 - 13:09
Liverpooli dhe Chelsea në garë për sulmuesin Italian

Mediat italiane raportojnë se dy nga klubet më të mëdha të Anglisë, Liverpooli dhe Chelsea, kanë hyrë në garën për trajnerin e sulmuesit italian të Lazios, Ciro Immobile, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Sipas të përditshmes italiane, El Messaggero, Liverpooli do të dërgojë skautë për ta shikuar sulmuesin italian në ndeshjen e ardhshme të Lazios, të dielën kundër Napolit.

Gazeta italiane raporton se klubi anglez ka marrëdhënie të mira me Lazion, duke i marrë parasysh marrëveshjet e kaluara në mes të këtyre dy klubeve. Luis Alberto dhe Lucas Leiva u transferuan nga Anfield në Olimpico në vitin 2016.

Megjithatë, Liverpooli nuk do ta ketë të lehtë t’i sigurojë shërbimet e Immobiles, pasi që ata do të duhet ta mposhtin edhe rivalin e Premierligës, Chelsean, në këtë garë, nëse londinezët nuk arrijnë ta transferojnë Gonzalo Higuainin.

I vlerësuar me 50 milionë euro nga transfermarkt, sulmuesi 28-vjeçar ka arritur t’i shënojë 80 gola përgjatë vetëm 112 paraqitjeve për Lazios, 13 prej të cilave kanë ardhur gjatë këtij sezoni. 

(Kosova Sot)