Lajm i mirë për Arsenalin për ndeshjen kundër Man Unitedit

  • 17 January 2019 - 13:24
Lajm i mirë për Arsenalin për ndeshjen kundër Man Unitedit

Mesfushori i Arsenalit, Henrikh Mkhitaryan, mund të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër ish-klubit të tij, Manchester Unitedit, pasi që ai është afër shërimit nga lëndimi që e mbajti jashtë fushës për katër javë.

Arsenali beson se Mkhitaryani do të jetë i gatshëm të luajë në ndeshjen e së premtes së javës së tjetër, kur në Emirates do të zhvillohet ndeshja e FA Cup kundër Manchester Unitedit.

Mesfushori armen ka qenë i lënduar qysh nga 19 dhjetori pasi e lëndoi shputën e këmbës së tij të djathtë. Mkhitaryan u lëndua pas një përplasjeje me Lucas Mouran në ndeshjen kundër Tottenhamit për Carabao Cup.

Fillimisht ishte menduar se Mkhitaryan do të mundojë për të gjithë ndeshjet e janarit, mirëpo klubi londinez e konfirmoi sot se armeni pritet të kthehet në ushtrime bashkë me skuadrën pas të shtunës, kur zhvillohet ndeshja e Premierligës kundër Chelseat.

Gjatë kësaj periudhe kur mungoi armeni, Arsenali i ka fituar vetëm dy nga gjithsej pesë ndeshjet e zhvilluara dhe kanë mbetur gjashtë pikë larg klubit që pozicionohet në vendin e katërt në tabelën e Premierligës, Chelsea.

Gjithashtu, Arsenali e konfirmoi se Rob Holding, që e ka të lënduar gjurin, dhe Danny Welbeck, që ka lëndim në kyçin e këmbës, nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjet e radhës. 

(Kosova Sot)