Bielsa zbulon çfarë i kishte thënë Guardiola kur kishte dërguar spiunë në Barçë

  • 17 January 2019 - 13:42
Bielsa zbulon çfarë i kishte thënë Guardiola kur kishte dërguar spiunë në Barçë

Trajneri i Leeds Unitedit, Marcelo Biesla, ka bërë të ditur se ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, nuk ishte zemëruar aspak kur ai kishte dërguar spiunë te klubi katalonas. Madje, Guardiola kishte thënë se Bielsa e njeh më mirë skuadrën e Barcelonës sesa vet ai.

Biesla ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike gjatë kohës së fundit, pasi që u zbulua se ai kishte dërguar spiunë te klubet rivale për t’i zbuluar taktikat e kundërshtarëve të tij.

Pas këtyre lajmeve, Bielsa e organizoi një konferencë për shtyp urgjentisht. Ai pritej ta zyrtarizonte largimin nga Leeds Unitedi pasi incidenti ishte bërë publik. Megjithatë, ai i surprizoi gazetarët duke u mbajtur leksion 70-minutësh për mënyrën se si duhet ta analizosh lojën e kundërshtarit.

Ai e pranoi se kishte dërguar spiunë të secili klub kundërshtar i tij gjatë këtij sezoni. Për më tepër, ai zbuloi se këtë gjë e kishte bërë edhe në të kaluarën, duke e theksuar një rast Guardiolën, tani trajner i Manchester Cityt.

“Guardiola i shikoi analizat e mia dhe më tha: ‘Ti di më shumë për Barcelonën sesa unë’. Mirëpo, ato ishin të gjitha informata të panevojshme pasi që Barcelona e fitoi ndeshjen me rezultat 3:0”, ka zbuluar Bielsa incidentin që kishte ndodhur sa kishte qenë trajner i Athletic Bilbaos.

Kjo taktikë e përdorur nga Bielsa u bë e ditur pasi që një njeri ishte zënë duke spiunuar në qendrën stërvitore të Derby Countyt, skuadër kjo e drejtuar nga Frank Lampard. Spiuni ishte zënë në disa shkurre të qendrës stërvitore të Derbyt, dhe dje Bielsa e konfirmoi se personi duke spiunuar ishte dërguar nga ai.

“Do ta bëj më të lehtë për hulumtuesit e ligës. Në pak fjalë mund t’iu them se ne kemi dërguar persona në qendrat stërvitore tek të gjithë kundërshtarët tanë përpara se të luanim kundër tyre”, ka thënë Bielsa.

“Në lidhje ma të që kam bërë, nuk është ilegale. Nuk është e specifikuar, nuk është e përshkruar. Ne mund ta diskutojmë këtë, nuk duket si një gjë e mirë , mirëpo nuk është shkelje e ligjit. Nuk dua të jem shumë në mediume, mirëpo ky shpjegim është i rëndësishëm”.

“Kur t’i e shikon një kundërshtar, kërkon për informacione specifike. Dëshiron të dish për formacionin startues, taktikat dhe strategjitë. E përsërisë që nuk jam duke tentuar që t’i arsyetojë sjelljet e mia”.

“Pse e bëjmë ne këtë? Sepse ndihemi në faj nëse nuk punojmë sa duhet. Dhe ne mendojmë se nëse mbledhim informacione të duhura, mendojmë se jemi më afër fitores. Në rastin tim, është sepse jam aq budalla sa e lejoj vetën të bëj sjellje të tilla”. 

(Kosova Sot)