De Gea vazhdon me Man Utd

  • 17 January 2019 - 14:05
De Gea vazhdon me Man Utd

Portieri spanjoll pritet ta vazhdojë kontratën me “Djajtë e Kuq”

David de Gea pritet ta lidh të ardhmen e tij me Manchester Unitedin.

Portieri spanjoll do ta nënshkruajë një kontratë të re me “Djajtë e Kuq”, me një pagë të majme prej 400 mijë funtesh në javë.

Ai pritej të largohej gjatë periudhës së Jose Mourinhos në “Old Trafford”, por tash është i gatshëm për ta nënshkruar kontratën e re në javët në vazhdim.

Ish-portieri i Atletico Madridit është njëri prej portierëve më të mirë në botë viteve të fundit.

Ai ishte pranë transferimit në Real Madrid, por në fund “Los Blancos” u përcaktuan për ish-portierin e Chelseat, Thibaut Courtois. 

(Kosova Sot)