Interi nuk heq dorë nga Modriçi

  • 17 January 2019 - 14:14
Interi nuk heq dorë nga Modriçi

Mesfushori kroat ishte pranë transferimit në Itali gjatë verës së kaluar

Interi beson se mund ta transferojë Luka Modriçin gjatë verës që vjen.

Gjiganti italian dështoi ta bënte të vetin futbollistin më të mirë në botë gjatë verës së vitit të kaluar.

Por, kjo nuk nënkupton se “Nerazzurri” janë dorëzuar.

Sipas mediave italiane, drejtori ekzekutiv i Interit, Giuseppe Marotta shpreson t’i sigurojë shërbimet e përfaqësuesit kroat në fund të këtij sezoni.

Kontrata aktuale e fituesit të Topit të Artë në “Santiago Bernabeu” skadon në vitin 2020.

Në Milano, Modriç do t’ju bashkohej bashkëkombësve Ivan Perisic, Marcelo Brozovic and Sime Vrsaljko. 

(Kosova Sot)