“Barcelona është pro shkëmbimit Neymar-Coutinho”

  • 17 January 2019 - 14:19
“Barcelona është pro shkëmbimit Neymar-Coutinho”

Barcelona është e gatshme t’ia ofrojë Philippe Coutinhon Paris Saint-Germainit, nëse klubi francez pranon t’ia kthejë Neymarin në shkëmbim, pretendon gazetari sportiv, Graham Hunter.

Neymari i kishte kaluar katër sezone në Barcelonë, duke i shënuar 105 gola në 186 ndeshje me katalonasit. Mirëpo, ai vendosi të largohej nga Camp Nou në vitin 2017, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori. Megjithatë, për një kthim të tij në Spanjë është folur mjaft shumë kohët e fundit.

Gazetari i futbollit evropian, Hunter, ka thënë se kthimi i brazilianit në Barcelonë është i mundur për shkak të problemeve që ka PSG-ja me autoritetet e ndershmërisë financiare të UEFA-s, FFP. Për këtë arsye, marrëveshja për shkëmbimin me Coutinhon mund t’i konvenojë të dyja ekipeve.

“Ata kanë plane të mrekullueshme nëse lejohet shitja e Neymarit, gjë që është e mundur për shkak të preferencave personale të brazilianit dhe për shkak se PSG-ja është duke u kontrolluar nga FFP-ja për disa shkelje të mundshme të rregullave”, ka thënë Hunter.

“Philippe Coutinho u ble nga Barcelona kur ata ishin duke tentuar nga situata që i kishte lënë Neymari. Ata nuk kishin shumë opsione, vendosën për një lojtar dhe dëshironin t’ia jepnin një dhuratë sa më shpejtë tifozëve dhe sponsorëve”.

“Por, kjo gjë nuk funksionoi ashtu siç dëshironin ata. Nëse do të jetë e mundur të arrihet një marrëveshje me PSG-në për shkëmbimin e Neymarit dhe Coutinhos, atëherë drejtuesit në Camp Nou do ta shfrytëzonin menjëherë këtë mundësi”.

Coutinho nuk ka arritur ta dëshmojë veten në Camp Nou dhe trajneri Ernesto Valverde i preferon lojtarët e tjerë të Barcelonës para tij. Për këtë arsye raportohet se ai nuk është i kënaqur në klub dhe mund ta pranojë ofertën për një transferim në PSG.

Gjatë këtij muaji, tani që është hapur afati kalimtar i janarit, mediat angleze dhe ato spanjolle kishin raportuar se madje edhe Manchester Unitedit ka shprehur interesim për Coutinhon. 

(Kosova Sot)