Çka po bën Mayweather me trofeun e Superkupës së Italisë?

  • 17 January 2019 - 14:42
Çka po bën Mayweather me trofeun e Superkupës së Italisë?

Boksieri i njohur amerikan ishte i pranishëm në festën e Juventusit pas triumfit ndaj Milanit me rezultat 1:0.

Në festën e Juventusit për fitimin e Superkupës së Italisë nuk ishin prezentë vetëm futbollistët “Bianconeri”.

Në fakt, i pranishëm në këtë festë ishte edhe boksieri i pamposhtur profesionist, Floyd Mayëeather Jr, i cili është mik dhe admirues i Cristiano Ronaldos.

Mayweather i ka fituar 50 meçe dhe konsiderohet si njëri prej sportistëve më të pasur në botë.

Ai ishte i pranishëm në Jeddah të Arabisë Sauditë ku u luajt ndeshja e Superkupës së Italisë ndërmjet Juventusit dhe Milanit, të cilën e fituan Bardhezinjtë me rezultat minimal, 1:0 falë golit të shënuar pikërisht nga Ronaldo.

Dhe, në fotografitë që po qarkullojnë në rrjetet sociale shihet boksieri amerikan me trofeun e Superkupës, por edhe në fotografi me Ronaldon dhe futbollistët tjerë të Juves.

(Kosova Sot)