Këto janë pagat marramendëse të Xhakës e Mustafit në Arsenal

  • 17 January 2019 - 15:01
Këto janë pagat marramendëse të Xhakës e Mustafit në Arsenal

Futbollistët shqiptarë të Arsenalit, Granit Xhaka e Shkodran Mustafi, janë lojtarë mjaft të rëndësishëm në “Emirates”, dhe sidomos tani nën urdhëratë e trajnerit spanjoll Unai Emery.

Xhaka e Mustafi janë ndër lojtarët me pagat më të mëdha në klub, pas zbulimit që ka bërë “The Sun”.

Xhaka merr 90 mijë funta në javë, po aq merr edhe Shkodran Mustafi.

Më i paguari në klub është mesfushori gjerman, Mesut Ozil, i cili ka një pagë prej 300 mijë funtash në javë, mirëpo spekulohet se mund të largohet nga “Emirates” për shkak të moshës dhe pagës së lartë.

(Kosova Sot)