Shaqirin e komenton golin debutues për Liverpoolin, kundër Man Unitedit

  • 19 January 2019 - 12:31
Shaqirin e komenton golin debutues për Liverpoolin, kundër Man Unitedit

Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, e ka përshkruar golin e tij debutues për klubin e ri, në ndeshjen miqësore kundër Manchester Unitedit, si njërën ndër ndjenjat më të mira në karrierën e tij deri më tani.

Kosovari me pasaportë zvicerane arriti ta sigurojë një transferim në Liverpool nga Stoke City gjatë verës, pasi ish-klubi i tij ra nga Premierliga në Championship, nivelin e dytë të futbollit në Angli. Shaqiri kishte qenë golashënuesi më i mirë në skuadrën e Stoke Cityt me tetë gola.

Fillimisht ishte vënë në dyshim nëse Shaqiri e kishte aftësinë dhe etikën e punës që kërkohet për të luajtur për një trajner si Jurgen Klopp. Megjithatë, në një intervistë pas njërës nga ndeshjet e këtij sezoni, Klopp kishte thënë se Shaqiri i ka kaluar pritshmëritë e tij.

27-vjeçari e dëshmoi veten qysh në ndeshjen e parë për klubin e tij të ri, kur e shënoi një gol në stilin gërshërë në ndeshjen kundër Manchester Unitedit në korrik. Vetëm disa ditë para se ta shënonte këtë gol, Shaqiri kishte bërë të ditur se ai ndiente që me Liverpoolin mund të fitonte gjithçka në botë.

“Ishte një ndër ndjenjat më të mira në karrierën time, të jem i sinqertë. Ishin rreth 100 mijë njerëz në stadium dhe ishte ndeshja ime e parë për Liverpoolin. Natyrisht, ishte ndeshje miqësore, por prapëseprapë ishte e rëndësishme”, ka thënë Shaqiri.

“Nganjëherë, golat vijnë nga aksione që duken si të parrezikshme dhe kjo është instinktive. Nuk është se unë stërvitem për të shënuar gola të tilla çdo ndeshje, por nganjëherë tenton dhe ki më shumë fat”.

Përkundër që ai nuk ishte aktivizuar në të gjitha ndeshjet e Liverpoolit këtë sezon, statistikat e tij dëshmojnë se kur Shaqirin luan me “treshen e madhe”, Mohamed Salahun, Sadio Manen dhe Roberto Firminon, askush nuk mund t’i ndalojë djelmoshat e Kloppit.

Kjo katërshe është kombinuar në tetë ndeshje të këtij sezoni dhe Liverpooli i ka fituar të gjitha ato. Jo vetëm që klubi anglez i ka fituar plot 24 pikë me këta lojtarë, gjatë këtyre ndeshje janë shënuar 22 gola

Duke filluar nga fitorja kundër Fulhamit më 11 nëntor, zvicerani ishte titullar për pesë ndeshje radhazi me këtë formacion. Të gjitha këto ndeshje Liverpooli i fitoi, mirëpo pastaj Shaqiri mbeti në stol për ndeshjen kundër Manchester Unitedit.

Në minutën e 70-të, kur ndeshja ishte ende 1-1, Shaqiri u fut në lojë dhe i shënoi dy gola për t’ia siguruar kështu fitoren dhe vendin e parë në tabelën e Premierligës skuadrës së Jurgen Kloppit. 

(Kosova Sot)