Zbulohen detajet e marrëveshjes së Higuainit me Chelsean

  • 19 January 2019 - 13:08
Zbulohen detajet e marrëveshjes së Higuainit me Chelsean

Transferimi në Chelsea i Gonzalo Higuainit, sulmuesit të Juventusit të huazuar në Milan, pritet të kompletohet të martën dhe tani janë zbuluar edhe disa detaje të reja të kësaj marrëveshje për transferimin e argjentinasit.

Sipas marrëveshjes së arrirë, Chelsea do të duhet t’i shpenzojë 36 milionë euro për ta blerë Higuainin pasi të përfundojë marrëveshja për huazim. Klubi londinez do t’i paguajë 9 milionë euro për huazimin e tij për pjesën e mbetur të këtij sezoni

Nëse Chelsea përfundon në top treshe të Premierligës dhe Higuaini arrin ta shënojë të paktën një gol, atëherë londinezët do të jenë të detyruar ta blejnë sulmuesin argjentinas në fund të sezonit.

Nëse ky opsion i kontratës nuk plotësohet, Higuaini do të mbështetet te dy opsionet e tjera. Sipas njërit prej tyre, Higuaini duhet t’i shënojë të paktën 15 gola në ndeshjet me Chelsean këtë sezon, ndërsa opsioni i fundit është që Chelsea duhet ta fitojë Evropa Ligën dhe Higuaini t’i shënojë pesë gola në këtë garë.

Në marrëveshje përfshihen edhe një numër i madh i bonuseve, të cilat do t’i paguhen Juventusit në bazë të paraqitjeve të Higuainit dhe numrit të golave që argjentinasi arrin t’i shënojë brenda periudhës në Chelsea.

Edhe vet Higuaini e dëshironte këtë transferim pasi që ai donte të ribashkohej me ish-trajnerin e tij në Napoli, Maurizio Sarrin, i cili tani e drejton klubin londinez. E tani duket se kjo dëshirë do t’i plotësohet argjentinasit.

Megjithatë, ai duhet të presë edhe pak për këtë transferim, pasi që drejtuesit e Chelseat nuk dëshirojnë ta kompletojnë këtë marrëveshje derisa të merret ndonjë vendim për të ardhmen e Alvaro Moratës.

Atletico Madridi mbetet klubi favorit për ta transferuar sulmuesin spanjoll të Chelseat, i cili nuk është i kënaqur aspak në Stamford Bridge dhe ka pranuar edhe ulje page vetëm për të kaluar në Atletico. 

(Kosova Sot)