Granit Xhaka insiston: Arsenali ende e do Ligën e Kampionëve

  • 19 January 2019 - 17:31
Granit Xhaka insiston: Arsenali ende e do Ligën e Kampionëve

Ylli i Arsenalit, kosovari Granit Xhaka ka insistuar se skuadra e tij ende ka mundësi që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm

Skuadra e Unai Emery është dëmtuar shumë me humbjen si mysafirë herën e fundit në Premier Ligë kundër West Ham, kurse tani Gunners janë gjashtë pikë pas Chelsea që është në vendin e katër, kundër së cilës skuadër do të përballen sonte në Emirates.

Arsenali mund ta shkurtojë epërsinë e skuadrës ë Maurizio Sarrit, kurse Xhaka thotë se ambiciet e tij dhe skuadrës për këtë sezon janë liga e Kampionëve.

“Për mua, kualifikimi në Ligë të Kampionëve, fitimi i trofeve dhe përparimi i Arsenalit si një forcë dhe skuadër e madhe është parësore-e di që edhe shokët e mi të skuadrës mendojnë njëjtë”, ka thënë Xhaka në një intervistë për FOX Sports Radio.

 

(Kosova Sot)