Kosova grumbullohet më 24 shkurt, kërkon mrekullinë sivjet!

  • 19 January 2019 - 17:56
Kosova grumbullohet më 24 shkurt, kërkon mrekullinë sivjet!

Përfaqësuesja A e Kosovës do të grumbullohet më 18 shkurt në Prishtinë për ndeshjen kundër Rumanisë, që i takon parakualifikimeve për Eurobasket 2021.

Dueli, Kosovë – Rumani do të zhvillohet më 24 shkurt 2019 me fillim nga ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Kosova bën gara në Grupin B dhe në tri duelet e para ka pësuar disfata, dy herë nga Maqedonia dhe një herë nga Rumania, ndërsa e ka edhe një shans në muajin gusht për ta siguruar një vend për në kualifikime për Eurobasket 2021.

Pra, Maqedonia i prin grupit me 6 pikë, ku nga tri ndeshje ka po aq fitore, kurse Rumania dhe Kosova i kanë nga tri pikë secila, përderisa rumunët i kanë luajtur dy ndeshje deri më tani, dhe dy të tjerat do ti luajnë në muajin shkurt, së pari kundër Maqedonisë dhe më pas kundër Kosovës. Fituesi i grupit do ta siguroj një vend direkt për në kualifikime për Eurobasket 2021.

Raundi shtesë i parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht, ndërsa emrat e kundërshtarëve Kosova do t’i mësojë në shkurt pas ndeshjes kundër Rumanisë.

Duhet theksuar se përzgjedhësi i Kosovës, Damir Mulaomerovic në fillim të muajit shkurt pritet të bëjë publike listën e lojtarëve në të cilët llogaritë për duelin me Rumaninë.

 

(Kosova Sot)