Liverpool fiton me dramë kundër Crystal Palace, shtatë pikë para vendit të dytë

  • 19 January 2019 - 18:13
Liverpool fiton me dramë kundër Crystal Palace, shtatë pikë para vendit të dytë

Liverpool ka fituar me rezultat 4-3 kundër Crystal Palace, një fitore kjo që i jep epërsi prej shtatë pikëve nga vendi i dytë. Crystal Palace ishin të parët që kaluan në epërsi, por djemtë e Jurgen Klopp ndezën motorët në pjesën e dytë dhe kthyen gjithçka në dobi të tyre

Liverpool ka vazhduar me fitore në Premier Ligën angleze ku sonte kanë mposhtur në Anfield skuadrën e Crystal Palace.

Pjesa e parë ishte shumë më e dobët për Liverpoolin të cilët nuk arrinin që të gjenin golin, pavarësisht se patën disa sulme.’

Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi pas një kundërsulmi në minutën e 34-të, Toënsend  pasi që mori një top të mirë nga Zaha.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat në të mirë të mysafirëve.

Në pjesën e dytë pati shumë gola, totalisht gjashtë gola.

Me të filluar kjo pjesë Salah barazon në minutën e 46-të, kurse në minutën er 53-të, Liverpool përmbys rezultatin me Firminon.

Crystal Palace nuk dorëzohet dhe shënon në minutën e 65-të me anë të James Tomkins, kurse Salah kthen përsëri epërsinë për Liverpoolin në minutën e 75-të.

Liverpool në minutën e 89-të mbetet me një lojtar më pak pasi që Milner ndëshkohet me të kuq, kurse edhe dy gola u shënuan në pesë minuta shtesë.

Fillimisht ishte Mane që shënoi në minutën e dytë shtesë të takimit, kurse Max Mayer dridh Liverpoolin duke shënuar në minutën e katër shtesë.

Megjithatë, Liverpool arriti që ta ruaj epërsinë dhe ti arkëton tri pikët e radhës duke arritur në 60 pikë, 7 më shumë se City në vendin e dytë por që skuadra e Pep Guardiolës ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

 

(Kosova Sot)