Real Madridi fiton derbin me Sevillan, merr vendin e tretë

  • 19 January 2019 - 18:23
Real Madridi fiton derbin me Sevillan, merr vendin e tretë

Real Madridi ka shënuar një fitore minimale, 2-0, kundër Sevillas për ta rrëmbyer vendin e tretë në xhiron e 20-të të La Ligës. Tani pas 20 ndeshjeve Los Blancos kanë arritur që të fitojnë 36 pikë

Derbi i xhiros së 20-të të La Ligës në mes të Real Madridit dhe Sevillës i ka takuar Real Madridit të cilët e kanë mundur skuadrën andaluziane me rezultat 2-0.

Pjesa e parë nisi me një dominim më të madh të Real Madridit, të cilët patën posedimin por edhe shanset e kryjuara para golit.

Por, pjesa e dytë ishte vendimtare për këtë ndeshje.

Kjo pjesë nisi me të njëjtën lojë të Los Blancos, të cilët vazhdonin të kishin posedimin dhe të krijonin raste por që nuk arrinin deri të goli.

U deshtë minuta e 78-të që të shënohet goli i parë.

Ishte Casemiro që shënoi një supergol nga një largësi prej afër 25 metra.

Topi përfundoi në anën e majtë të portës së portierit kundërshtar.

Derisa u mendua që derbi do të përfundonte me rezultat 1-0, në minutën e dytë shtesë Modric vjedh një top nga Carico, për të dal ballë për ballë me portierin dhe shënuar golin e dytë që e vulosi këtë takim.

Me këtë fitore Los Blancos arritin në kuotën e 36 pikëve dhe janë në vendin e tretë më shtatë pikë më pak se Barcelona e cila prin më 43 pikë por Blaugrana ka një ndeshje më pak të zhvilluar pasi që nesër luan kundër Leganes.

 

(Kosova Sot)