Mourinho: U futa vjedhurazi në zhveshtore, por m’u desh të futem në shportë për të ikur nga UEFA

  • 20 January 2019 - 12:01
Mourinho: U futa vjedhurazi në zhveshtore, por m’u desh të futem në shportë për të ikur nga UEFA

Jose Mourinho ka zbuluar sesi ishte futur vjedhurazi në zhveshtoren e Chelseat për ta mbajtur fjalimin para lojtarëve të tij në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, përkundër se ishte i pezulluar me dy ndeshje mos lojë.

Mourinho, që u shkarkua në dhjetor nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit, tha për beIN Sports se e kishte shmangur pezullimin në prag të ndeshjes çerekfinale kundër Bayern Munichut më 2015, duke u futur në zhveshtore përmes ndihmës së një punonjësi teknik të Chelseat.

Ai ishte futur në zhveshtore gjatë ditës, por i ishte dashur ndihma për të dalë nga ajo gjatë ndeshjes. Këtë e kishte bërë falë ndihmës së punonjësit të klubit, i cili e kishte larguar nga aty në një shportë rrobash.

“Në zhveshtore shova gjatë ditës. Pra isha aty prej mesditës dhe ndeshja ishte në shtatë në mbrëmje. Desha të isha në zhveshtore kur të mbërrinin lojtarët”, zbuloi 55-vjeçari.

“Shkova pa më parë askush. Por, problemi ishte të largohesha. Një punonjës teknik me futi në shportë. Shporta ishte pakëz e hapur prandaj kam mundur të marrë frymë”, shtoi ai.

“Por, kur më nxori jashtë zhveshtores, njerëzit e UEFA-s na përcollën në tentim për të më gjetur mua, prandaj ai e mbylli shportën dhe unë nuk munda të marrë frymë. Po vdisja kur ai e hapi shportën”, tregoi Mou. 

(Kosova Sot)