Legjenda e Man Unitedit për mesfushorin e Chelseat: Ai s’mund të vrapojë, s’mund të mbrojë, s’mund të asistojë”

  • 20 January 2019 - 13:11
Legjenda e Man Unitedit për mesfushorin e Chelseat: Ai s’mund të vrapojë, s’mund të mbrojë, s’mund të asistojë”

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit dhe Anglisë, Rio Ferdinand, e ka kritikuar ashpër mesfushorin e Chelseat, italianin Jorginho, pas humbjes ndaj Arsenalit të shtunën në Premierligë.

Skuadra e Maurizio Sarrit ka mundur ta çonte në nëntë pikë epërsinë ndaj Arsenalit me një fitore në “Emirates Stadium”, por dështoi dhe për këtë shumicën e fajit Ferdinandi ia hedh Jorginhos.

Arsenali e mposhti 2-0 Chelsean dhe iu afrua në vetëm tri pikë në vendin e katërt në Premierligë. Për paraqitjen e dobët të të kaltërve, Ferdinand e fajëson Jorginhon, për të cilin thotë se nuk mund as të vrapojë.

“Jorginho është lojtar që e krijon tempin e lojës. Nëse ia pason topin në mesfushë, ai është shumë i mirë”, tha Ferdinand për BT Sport.

“Sa asiste ka bërë ai këtë sezon? Rreth 2000 pasime, asnjë asist. Ai nuk është mbrojtës i mirë. Përsëri, në një ndeshje si kjo kundër një ekipi të madh, të tjerët vrapojnë shumë më shpejt se ai”, shtoi ai.

“Ai nuk mund të vrapojë”, theksoi ai. 

(Kosova Sot)