Bllokohet kalimin i Higuainit në Chelsea

  • 20 January 2019 - 13:25
Bllokohet kalimin i Higuainit në Chelsea

Kalimi i Gonzalo Higuainit në Chelsea është bllokuar përkohësisht, sepse Milanit i duhet ta sigurojë një zëvendësues para se ta lëshojë argjentinasin.

Megjithatë, duket se e tëra do të qartësohet shumë shpejt. Milani tashmë ka arritur marrëveshje në parim me Genoan për Krzysztof Pi?tekun, i cili pritet t’i bashkohet kuqezinjve për 40 milionë euro.

Edhe vetë sulmuesi polak ka arritur marrëveshje me Milanin. Ai pritet të paguhet 2 milionë euro në vit.

Sapo të njoftohet kjo marrëveshje, e cila pritet të bëhet të martën, kalimin i Higuainit në Chelsea do të finalizohet po ashtu.

Më pas, të kaltrit do ta japin dritën e gjelbër për kalimin e Alvaro Moratas në Atletico Madrid. Me fjalë të tjera, këto dy operacione varen nga kalimi i Piatekut në Milan. 

(Kosova Sot)