Interi e nxjerr në shitje yllin e skuadrës

  • 20 January 2019 - 14:12
Interi e nxjerr në shitje yllin e skuadrës

Interi ka vendosur ta nxjerrë në tregun e transferimeve anësorin kroat Ivan Perisic.

Sipas Corriere Dello Sport, Interi ka vendosur t’i dëgjojë oferta nga klubet tjera për kroatin në afatin kalimtar të verës.

Përfaqësuesi kroat ka qenë një zhgënjim deri tani këtë sezon, dhe si pasojë drejtuesit zikaltër e kanë hapur derën për shitjen e tij.


 

Në të kaluarën, Interi ka pasur oferta të larta për Perisicin, të cilat i ka refuzuar.

Tani, ofertat nuk do të jenë aq të larta, por gjithsesi të mjaftueshme për zikaltrit që të investojnë në tregun e transferimeve. 

(Kosova Sot)