Ronaldo i pranishëm në stadium: Cristiano Junior i shënon 5 gola

  • 20 January 2019 - 14:14
Ronaldo i pranishëm në stadium: Cristiano Junior i shënon 5 gola

E shtuna ishte një pasdite krejtësisht ndryshe për Cristiano Ronaldo. Sulmuesi i Juventusi ishte i pranishëm në një ndeshje për ta parë të birin, Cristiano Junior duke luajtur.

Superylli portugez qe i pranishëm në Vinovo për ta parë të birin, Cristiano Juniorin, duke luajtur për Juventus U-9 kundër Perugia U-9.

Cristiano Junior pati një ndeshje fantastike, sepse i shënoi plot pesë gola.

Pas ndeshjes, Ronaldo bëri fotografi me të dy ekipet U-9 duke i gëzuar pa masë fëmijët. Ata nuk mund të besonin se luajtën një ndeshje që u shikua nga njëri prej lojtarëve më të mëdhenj në histori të futbollit. 

(Kosova Sot)