Milani e konfirmon kalimin e Higuainit në Chelsea?

  • 20 January 2019 - 14:40
Milani e konfirmon kalimin e Higuainit në Chelsea?

Me vendimin që ka marrë Gennaro Gattuso sot, duke se e ka konfirmuar kalimin e Gonzalo Higuainit te Chelsea.

Milani nuk e ka ftuar fare sulmuesin argjentinas për ndeshjen e nesërme ndaj Genoas, që zhvillohet prej orës 15:00.

Gattuso thoshte se do ta ftojë Higuainin për ndeshje derisa ai të jetë i fokusuar në ndeshje dhe në stërvitje.

Mirëpo kjo ka ndryshuar, sepse Pipita do të mbetet në shtëpi, pasi nuk është në listën e lojtarëve të ftuar për nesër.

Higauin ka shënuar 8 gola dhe ka bërë 3 asistime në 22 paraqitje me kuqezinjtë.

Në vend të Higuaini pritet të arrijë në Milan, sulmuesi polak i Genoas, Krzysztof Piatek.

Higuain erdhi gjatë verës nga Juventusi në “San Siro” në formë të huazimit, mirëpo duket se pjesën tjetër të huazimit do ta kalojë në “Stamford Bridge” me Maurizio Sarrin.

Lista e Lojtarëve të Milanit për ndeshjen e nesërme: A Donnarumma, G Donnarumma, Reina; Abate, Conti, Laxalt, Musacchio, Rodriguez, Simic, Strinic, Zapata; Bakayoko, Bertolacci, Mauri, Montolivo, Paquetá, Torrasi; Borini, Calhanoglu, Castillejo, Cutrone, Suso, Tsadjout. 

(Kosova Sot)