Ish-trajneri i Real Madridit: Mos u habisni nëse Low emërohet trajner i Realit

  • 20 January 2019 - 15:26
Ish-trajneri i Real Madridit: Mos u habisni nëse Low emërohet trajner i Realit

Bernd Schuster e sheh trajnerin e ekipit kombëtar gjerman, Joachim Low, si njeriun e duhur për punën e trajnerit të Real Madridit dhe thotë se nëse ai emërohet në verë nuk duhet të jetë çudi.

Ish futbollisti dhe trajneri i Real Madridi Schuster pohon se ka biseduar me presidentin e Los Blancos, Florentino Perezin, në lidhje me bashkëatdhetarin e tij Low.

“Fola me presidentin Florentino Perez në një ngjarje nderi dhe i përmenda Lowin në mënyrë eksplicite”, tha Schuster.

Sipas Schusterit, Perezi e kishte shikuar atë në mënyrë të çuditshme sikur ishte habitur nga propozimi i tij.

“Gjermanët vlerësohen lart në Real. Nuk do të habitesha nëse Reali e emëron Lowin në verë”, tha ai për Die Welt.

Low ka kontratë me ekipin kombëtar të Gjermanisë deri në vitin 2022, pasi e zgjati kontratën pas Kupës së Botës në Rusi verën e 2018-es, edhe pse ekipi i tij u eliminua në fazën grupore. 

(Kosova Sot)