Kjo është paga e majme që do ta marrë Higauin te Chelsea

  • 20 January 2019 - 15:37
Kjo është paga e majme që do ta marrë Higauin te Chelsea

Gonzalo Higuain ka arritur marrëveshje me Chelsean dhe shumë shpejt do ta veshë fanellën e londinezëve për pjesën e mbetur të stinorit.

Sulmuesi argjentinas sot nuk është ftuar fare nga Gennaro Gattuso për ndeshjen e nesërme ndaj Genoas, dhe kjo jep të kuptojë se Pipita është shumë afër skuadrës së Maurizio Sarrit.

Sipas mediave angleze, Higuaini do të jetë njëri ndër lojtarët më të paguar në Premierligë.

Ai pritet të ketë një pagë javore prej 305 mijë eurove për javë, pagë kjo që do të bënte atë të jetë në mesin e pesë lojtarëve që kanë pagat më të larta në ligën angleze. 

(Kosova Sot)