Debutim i përkryer për talentin shqiptar në skuadrën e Donis Avdijajt në Holandë (Video)

  • 20 January 2019 - 15:44
Debutim i përkryer për talentin shqiptar në skuadrën e Donis Avdijajt në Holandë (Video)

Marius Vrushaj e ka nisur karrierën e tij me Willem II në Holandë, aty ku luan edhe anësori i Kosovës Donis Avdijaj, në mënyrën më të mirë të mundshme, mesfushori arrit të shënojë gol që në debutimin e tij.

Mesfushori është dhënë në huazim nga skuadra e Olimpiakos dhe sot u hodh në fushë në minutën e 75’-të të ndeshjes kundër Bredas. 

Një aksion i shpejtë, dhe Vrushaj vihet në kontroll të topit që e udhëheq deri para zonës kundërshtare dhe mes dy mbrojtësve godet me një qetësi olimpike duke e dërguar topin në cepin e portës, aty ku portieri kundërshtar nuk e mbërrin dot.

 
 

Rezultati ishte 1-0 për vendasit dhe 20-vjeçari shqiptar shfrytëzoi një kundërsulm për të shënuar golin e dytë dhe të fitores për skuadrën e tij. 

Talenti ka lindur në Shqipëri, por është zhvendosur në Greqi, aty ku është provuar te skuadra e Olimpiakos dhe u bë pjesë e klubit më të madh në shtetin helen. Në dhjetor të vitit të kaluar ai arriti të shënojë në ndeshjen e kupës kundër Aris Avato. 

Mesfushori është aktivizuar me ekipin U19 kombëtar të Greqisë. Ai ka zhvilluar 6 ndeshje me ekipin e moshave të Greqisë, të gjitha si titullar, madje ka arritur të shënojë edhe një gol. 

Performanca e tij ka ardhur gjithnjë e në rritje dhe tani topi kalon në anën e stafit kuqezi, aty ku trajneri i U21, Alban Bushi apo Christian Panucci mund ta afrojnë në kombëtaren tonë. 

(Kosova Sot)