City vazhdon me fitore

  • 20 January 2019 - 16:50
City vazhdon me fitore

Manchester City e ka marrë sot fitoren e katërt me radhë në Premierligë, pasi e ka mposhtu Huddersfieldin si mysafir me rezultatin 3-0 në kuadër të xhiros së 23-të.

Skuadra e Pep Guardiolës vazhdon t’i qëndrojë mbrapa Liverpoolit, pasi ka 4 pikë më pak në pozitën e dytë.

Mysafirët golin e parë e shënuan në minutën e 18’ me anë të Danilos, kurse Raheem Sterling shënoi për 2-0 një gol me kokë në minutën e 54’, dy minuta më vonë për rezultatin final u kujdes gjermani, Leroy Sane.

Cita në ndeshjen e ardhshme përsëri luan si mysafir, pasi do të përballet ndaj Burton Albion në kuadër të Carabao Cup, kurse Huddersfield e pret në shtëpi Evertonin në kuadër të Premierligës. 

 

(Kosova Sot)