Çmenduri, portieri bën pesë pritje brenda 19 sekondave!

  • 20 January 2019 - 16:51
Çmenduri, portieri bën pesë pritje brenda 19 sekondave!

Shpeshherë na qëllon të shohim “mrekulli” që bëjnë portierët brenda kuadratit të portës, e shpeshherë shohim pritje të dyfishta apo edhe të trefishta, por portieri i Celtic në Skoci e ka kaluar këtë ritëm duke pritur 5 gjuajtje në një aksion në harkun e 19 sekondave.

Scott Bain ndali sulmuesit e Airdrieonians në ndeshjen e vlefshme për kupë. Në fund Celtic fitoi me rezultatin 3-0 dhe siguroi kualifikimin për më tej.

Protagonist në këtë ndeshje u bë edhe Timothy Weah, sulmuesi i huazuar nga PSG u hodh në fushë në pjesën e dytë dhe shënoi gol që në debutim. 

 

(Kosova Sot)