Arsenali dhe Monaco në garë për Gelson Martins

  • 20 January 2019 - 16:52
Arsenali dhe Monaco në garë për Gelson Martins

Arsenali do të luftojë me Monacon për të marrë shërbimet e Gelson Martins nga Atletico Madrid

Gelson Martins nuk ka arritur që të këtë një sezon të mirë me Atletico Madridin pas transferimit të tij në verë, kurse ai gjatë dimrit pritet të huazohet.

Sipas O Globo, gazetë portugeze, Arsenali është në luftë me Monacon të cilët po ashtu kërkojnë shërbimet e sulmuesit të krahut.

Portugezi pritet që të largohet nga Atletico në janar dhe pritet të zgjedh se a ta kalojë sezonin në Londrën Veriore që janë në garë për Europa Ligë dhe për pozitën e katër në Ligën e Kampionëve, apo ti bashkohet skuadrës së Thierry Henry, e cila është duke luftuar për mbijetesë në Ligue 1 të Francës. 

 

(Kosova Sot)