“Rashford mund të arrijë nivelin e Ronaldos”

  • 21 January 2019 - 09:21
“Rashford mund të arrijë nivelin e Ronaldos”

21 vjeçari ka shkëlqyer përsëri në paraqitjen e tij të 150-të për Manchester United dhe trajneri i tij i ri beson se ai do të jetë një yll i madh

Ole Gunnar Solskjaer konsideron se Marcus Rashford mund të zhvillohet dhe të jetë një sulmues “top klas” si Ronaldo dhe Rooney.

“Ai është vetëm 21 vjet, por pjekuria e tij tregon se ai ka më shumë se 21 sidomos marrë parasysh shkallën e tij të punës”, tha Solskjaer për gazetarët. “Nëse i shikoni statistikat, ai është më i ri se Ronaldo dhe Rooney dhe tani ka 150 paraqitje për Manchester United”.

Trajneri është pyetur nëse ai mendon se Rashford do të arrij nivelin e dy ikonave të United.

“Definitivisht se po-ai është absolutisht top klas”.

“Sa më shumë që shënon aq më shumë e rrit besimin, ai po lëvizë drejt pozitave të njëjta”.

(Kosova Sot)