Sot dihet sa gjatë do të mungojë Dembele

  • 21 January 2019 - 09:23
Sot dihet sa gjatë do të mungojë Dembele

Klubi pritet që të bëhen disa teste mjekësore sot në francezin për të ditur shkallën e lëndimit të tij pas ndeshjes kundër Leganes

Ousmane Dembele do të bëj disa teste sot pasi e lëndoi gjurin e tij në fitoren 3-1 të Barcelonës kundër Leganes të dielën.

Dembele ishte njëri prej më të mirëve në këtë ndeshje por u detyrua të largohet në minutën e 69-të, pasi pati një përplasje me Mikel Vesga, kurse Barca lajmëroj mbrëmë në Tëitter se do të bëhen disa teste mjekësore për të parë shkallën e dëmtimit.

Francezi shënoi golin e parë në pjesën e parë dhe meritonte të shënonte edhe disa gola për shkak se pati një ndeshje të mirë.

(Kosova Sot)