Zbutet Emery, Ozili është pjesë e planeve të tij në Arsenal

  • 21 January 2019 - 09:24
Zbutet Emery, Ozili është pjesë e planeve të tij në Arsenal

Gjermani nuk ka luajtur në pesë ndeshjet e fundit për Aresenalit dhe ka pasur thashetheme se ai mund të largohet nga klubi

Menaxheri i Arsenalit Unai Emery ka deklaruar se Mesut Ozil është pjesë e planeve të tij, pavarësisht se gjermani nuk u inkuadrua në fitoren 2-0 të Arsenalit kundër Chelseat të shtunën.

30 vjeçari ka luajtur vetëm 155 minuta në Premier Ligë që prej barazimit të Arsenalit kundër Ëolves 1-1 më 11 nëntor dhe është lidhur me largim nga klubi.

Ai po ashtu ka marrë shumë kritika nga disa legjenda të klubit, përfshirë Emmanuel Petit dhe Paul Marriner, të cilët e kanë kritikuar Ozilin për punën dhe përkushtimin e tij.

Pavarësisht kësaj, Emery ka insistuar se Ozil në ndeshjen e ardhshme mund të luaj për klubin.

“Ai ishte mirë të shtunën por vendosëm që mos të luajmë më të”, tha Emery

“Kam folur me të dhe dëshirova që ai të jetë gati për ndeshjen kundër Chelsea, por do të jetë 100 për qind gati për ndeshjet e radhës”.

“Kundër Chelsea. Kisha më shumë besim në lojtarët që luajta, mendoj që ai do të luaj ndeshjet e radhës pasi që kemi nevojë për çdo lojtarë me kualitetet e tij”, ka shtuar ai.

Përderisa spekulimet vazhdojnë për të ardhmen e Ozil, agjenti i tij ka thënë në fillim të këtij muaji se ish ylli i Real Madridit nuk ka dëshirë që të largohet nga Emirates.

“Mesut nënshkroj kontratë të re janarin e kaluar sepse ai e sheh të ardhmen e tij në Arsenal dhe ai ende nuk ka ndryshuar mendje”, tha agjenti i tij, Dr. Erkut Sogut.

“Ai dëshiron që të qëndroj deri në përfundim të kontratës së tij dhe ndoshta edhe më gjatë. Mesut është 100 për qind i përkushtuar për të luajtur në Arsenal. Ai e do klubin, shkëmben vlerat e tij për të dhe nuk dëshiron të shkoj diku tjetër”.

A do ta detyroj Ozil Emeryn që të kthehet në planet e tij kjo varet shumë edhe prej lojës së Matteo Guendouzit apo Aaron Ramsey, të cilët patë një paraqitje të shkëlqyer kundër Chelsea të shtunën.

Megjithatë, ish fituesi i Botërorit do të këtë mundësinë të luaj në ndeshjen e radhës së Arsenalit në FA Cup që e zhvillon kundër Manchester United.

Emery ka pushuar disa nga lojtarët e skuadrës së parë në ndeshjen e raundit të tretë kundër Blackpool por nuk dihet a do të bëj kështu kundër rivalit të tyre, Manchester United.

(Kosova Sot)