Everton refuzon ofertën e PSG për Gueye

  • 21 January 2019 - 10:06
Everton refuzon ofertën e PSG për Gueye

Paris Saint-Germain ka ofruar 25 milionë euro për të marrë shërbimet e mesfushorit të Evertonit, Idrissa Gueye, por skuadra nga Premier Liga ka kërkuar më shumë para

Bisedimet në mes të dy klubeve thuhet se janë shtyrë pas vdekjes së nënës së presidentit të PSG-së, Nasser al-Khelaifi, por ato pritet që të rihapen.

Telefoot shkruan se oferta e parë e PSG nuk i përshtatet çmimit që kërkon Everton, por lojtari senegalez dëshiron që të bashkohet me skuadrën nga Ligue 1.

Në të njëjtën kohë, trajneri Thomas Tuchel e sheh në planet e tij edhe yllin e Napolit, Allan, por çmimi i tij është po ashtu shumë i shtrenjtë. 

(Kosova Sot)