Prapë polemika në Spanjë pas fitores se Barcelonës

  • 21 January 2019 - 10:15
Prapë polemika në Spanjë pas fitores se Barcelonës

Goli kontrovers i Luis Suares në pjesën e dytë ndihmoj Barcelonën që të fitoj 3-1 kundër Leganes të dielën në mbrëmje, por polemikat janë duke vazhduar për këtë fitore të Barcelonës nga mbrëmë

Mungesa e Lionel Messi në formacionin startues bëri gjërat e vështira për Barcelonën, megjithatë Ousmane Dembele ka treguar se ka rritur nivelin e lojës së tij dhe ka shënuar golin e tij të parë në vendin e parë.

Megjithatë, gjërat bëhen më të vështira për Barcelonën në fillim të pjesës së dytë kur Leganes shënoi golin e barazimit dhe Dembele u detyrua që të largohet shkaku i lëndimit. Por, hyrja e Messi për gjysmë ore ndryshojë gjërat në të mirë të Barcelonës, me golin kontrovers të Suarez dhe golin në fund të ndeshjes të Messi që bëri që katalunasit të fitojnë tri pikët e radhës.

Debati është koncentruar në golin e Suarez dhe përplasjen e tij me portierin e Leganes, Pichu Cuellar në golin vendimtar, me vizitorët që kanë thënë se ishte faul nga uruguaiani, por loja e Dembeles para lëndimit dhe po ashtu Carles Alena ja  vlen të cekët, pasi që kishin një paraqitje të mirë.

Menaxheri Ernesto Valverde vendosi që ta pushoj yllin e tij argjentinas pasi që ai pritet të luaj në mesjavë kundër Sevillas në Kupën e Mbretit. Po ashtu kishte një rikthim nga lëndimi të Thomas Vermaelen në mbrojtjen e Barcelonës, kurse i riu Alena kishte startuar në mesfushë.

Mbrojtja e Leganes ishte e frustruar me Barcelonën që në start të ndeshjes. Menaxheri Mauricio Pellegrino kishte vendosur një mbrojtje kompakte, më pesë lojtarë dhe katër lojtarë në mesfushë duke shkaktuar probleme në pasime për Barcelonën.

U desh që Barcelona të kundërsulmoi për ta thyer mbrojtjen e Leganes, fillimisht Gerar Pique ia doli në mënyrë të jashtëzakonshme që të qetësojë kuartetin e lojtarëve të Leganes. Në fund pati një kombinim një-dy mes Dembeles dhe Jordi Albas, të cilën francezi e përfundoi me gol për rezultatin 1-0.

Humbja shtatorin e vitit të kaluar në stadiumin e Leganes prej 2-1 ishte një provë e mjaftueshme për të bindur Barcelonën se ata nuk mund të rrinë të qetë me avantazh 1-0 kështu që katalunasit u gjetën në vështirësi në pjesën e dytë.

Fantazma e Butarque do të shfaqej në fillim të pjesës së dytë, një top i gjatë nga ana e djathtë dhe një vrapim nga Youssef En-Nesyri si dhe krosi ishin perfekt që të shënonte Martin Braithwiate një gol të bukur barazimi në Camp Nou.

Goli i dha Leganes momentumin, kështu që Valverde e futi Messin për ta marrë ndeshjen në kontroll si dhe Ivan Rakiticin dhe Arthurin më vonë. Fatkeqësia në këtë ndeshje ishte lëndimi i Dembeles ku Valverde u detyrua që ta zëvendësojë atë me Malcom.

Messi nuk do të vononte shumë dhe do të tregonte prezencën e tij pasi që Pulga dërgoi një projektil me këmbën e majtë në drejtim të portës të cilën e priti Pichu Cuellar. Kjo rezultoi me devijim të topit në ajër, Suarez ngriti këmben dhe goditi topin por e goditi edhe Cuellarin në të njëjtën kohë. Edhe para se të hynte në rrjetë, Leganes po kërkonin faul, por gjyqtari De Burgos Bengoetxea dhe mandej VAR thanë se goli ishte i rregullt dhe Barcelona udhëhoqi me rezultat 2-1.

Leganes nuk u dorëzuan dhe luftuan deri në fund dhe kishin një mundësi për të barazuar por në fund përfundimi i Messi pas kombinimit të tij me Jordi Alba ishte një gjë fantastike dhe rezultati përfundimtar ishte 3-1 për Barcelonën.

Të dhënat për ndeshjen:

3.- Barcelona: Ter Stegen; Sergi Roberto, Pique, Vermaelen, Jordi Alba; Busquets, Arthur (Rakitic, min. 64), Alena (Messi, min. 64); Dembele (Malcom, min. 69), Suarez, Coutinho.

1.- Leganes: Cuellar; Nyom, Tarin, Omeruo, Siovas, Silva; Recio, Vesga (El Zhar, min. 87), Oscar (Eraso, min. 88); En-Nesyri, Braithëaite (Santos, min. 78).

Golat: 1-0, min. 31: Dembele; 1-1, min. 58: Braithëaite; 2-1, min. 71: Suarez; 3-1, min. 92: Messi

Gjyqtarë: De Burgos Bengoetxea (Basque). 

Kartonë të verdhë: Braithwaite (Min. 8), Leganes, Busquets (Min. 11), Barcelona, Tarin (Min. 23), Leganes, Alena (Min. 54), Barcelona, Sergio Roberto (Min. 60), Barcelona.

Kartona të kuq: Asnjë

Stadiumi: Camp Nou

Shikues: 50.670

(Kosova Sot)