Familja e Moratas arrin në Atletico Madrid

  • 21 January 2019 - 10:49
Familja e Moratas arrin në Atletico Madrid

Familja e Moratas kanë udhëtuar para tij në Madrid, kurse sulmuesi pritet që ta finalizojë transferin në Atletico Madrid

Nënshkrimi i Alvaro Moratas në Atletico Madrid po ofrohet gjithnjë e më afër derisa kjo është konfirmuar edhe me arritjen në kryeqytetin spanjoll të familjes së tij.

Gruaja e tij, Alice Campello ka ateruar nga Londra në Madrid të dielën në mbrëmje me dy fëmijët e tyre para se Morata të zyrtarizohet në skuadrën e re këtë javë; me Diego Simeonen që mund ti jep debutimin spanjollit kundër Getafes këtë të shtunë.

Atleti ende janë në fund të marrëveshjes definitive për ta marrë sulmuesin e Chelsea, kurse avokatët e klubit tashmë i kanë përgatitur dokumentet e nevojshme për të siguruar që transferi të kryhet sa më shpejt që është e mundur.

Sa më shpejt që Nikola Kalinic do të largohet nga skuadra, Kalimi i Moratas në Atletico do të bëhet realitet.

(Kosova Sot)