Lukaku u përgjigjet thashethemeve për largim nga Untied

  • 21 January 2019 - 10:51
Lukaku u përgjigjet thashethemeve për largim nga Untied

Romelo Lukaku u është përgjigjur spekulimeve për të ardhmen e tij në Manchester United

Belgu nuk është se po pëlqehet shumë nga trajneri i brendshëm i United, Ole Gunnar Solskjaer, kurse ishte në bankë edhe kundër Brightonit.

Solskjaer po e preferon më shumë Rashfordin dhe Martialin para tij dhe se të dy sulmuesit kanë shkëlqyer nën urdhrat e trajnerit të ri.

Raportet thonë se Juventusi e sheh Lukakun si zëvendësues të mundshëm të Mandzukic.

“Kur urrejtje nuk funksionon ata shkruajnë gënjeshtra”, ka shkruar në Instagram Lukaku, duke iu përgjigjur kështu këtyre thashethemeve. 

(Kosova Sot)