Wanda: Icardi do të rinovojë 100 për qind për Interin

  • 21 January 2019 - 11:42
Wanda: Icardi do të rinovojë 100 për qind për Interin

Agjentja dhe gruaja e Mauro Icardit ka siguruar Interin dhe tifozët se “telefoni i saj është i lëshuar rregullisht dhe se ai do të rinovojë 100 për qind me Interit”

Wanda Nara kishte shkaktuar disa dyshime për të ardhmen e Icardit në Inter në fillim të janarit, por qëndrimi i saj për kontratën e re të argjentinasit është zbutur ditëve të fundit.

“Mauro ishte i izoluar të shtunën? Po, mund të ndodh por thuhet se ai gjithmonë ai është fajtori kur nuk ka rezultat pozitiv”, ka thënë ajo për Tiki Taka.

“Ai është aty, ai është mësuar me këtë, ai është kapiteni. Ndeshje të tilla ndodhin, por thashethemet për rinovimin e kanë destabilizuar paksa”.

“Një kampion si ai nuk e ndien shumë presion. Ai mund të jetë shumë i ftohtë dhe këto gjëra nuk e shqetësojnë”.

“As Mauro as unë nuk kemi kërkuar ndonjë gjë të madh”.

“Kur klubi vendos ata do të na telefonojnë, ne do të ulemi dhe do të përgjigjemi”.

“Ka shumë mundësi reale për të që të rri për kohë të gjatë në Inter. Një takim së shpejti? Kam marrë sinjale pozitive, kështu që shpresoj që kjo javë të jetë e rëndësishme: telefoni i imë është i lëshuar, për mua ai do të rinovojë 100 për qind, edhe nëse unë nuk do të kisha biseduar me dikë”.

“Nuk dëshiroj që të dëgjoj njerëzit në zhveshtore te Interit që kontrata e tij varet nga unë sepse kjo do të ishte e njëjtë sikur të themi se Interi është një klub i dobët që nuk është e vërtetë”.

“Kënga ime e Interit? Suning nuk me lejon ta këndoj”. 

(Kosova Sot)