Arsenali ofertë për Martins

  • 21 January 2019 - 12:03
Arsenali ofertë për Martins

Arsenali po vazhdon të jetë në treg për një sulmues të krahut

Sipas gazetës Metro, Arsenali ka bërë ofertë që ta huazojë Gelson Martinsin nga Atletico Madridi

Arsenali për këtë afat kanë thënë se nuk do të blejnë lojtarë por vetëm do të huazojnë, derisa negociatat për Denis Suarezin e Barcelonës kanë stagnuar, pasi që gjiganti katalunas dëshiron ta shet Suarezin.

Martinsa, i cili ka bërë 12 paraqitje në të gjitha garat deri me tani këtë sezon, shihet si një alternativë  e arritshme dhe një sulmues krahu më i mirë se spanjolli kurse Atletico është e gatshme ta lërë atë të largohet në janar.

(Kosova Sot)